Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ndodhet në qytetin Çikago, atje ku ai do ta mbajë fjalimin e lamtumirës, pasi mandatit të tij po i vjen fundi.
Ai do të mbajë sonte një fjalim ku pritet që të trajtojë temat nga fillimi i presidencës së tij, përfshirë idenë se amerikanët kanë më tepër gjëra që i bashkojnë, se sa që i përçajnë.
Mediat amerikane shkruajnë se Obama, me shumë mundësi do t’ë mbrojë arritjet e presidencës së tij.
Këtu përfshijmë reformën madhore të kujdesit shëndetësor, marrëveshjen ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik të Iranit, dhe përmirësimin e raporteve me Kubën.
Këto politika që ka ndjekur presidenti në ikje, janë sulmuar së tepërmi nga presidenti i ardhshëm Donald Trump.
Obama ka publikuar një video nga Shtëpia e Bardhë që i paraprinë fjalimit.
Në këtë video, Obama shprehet se këtë paraqitje lamtumire e konsideron si “rast për të falënderuar për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm” por edhe si një mundësi për t’ë reflektuar mësimet që ai ka marrë gjatë këtyre tetë viteve të tij postin e presidentit. (D.D/Shuplaka)