Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kansas të SHBA-së, ku është dashur një kamionçinë për t’i ardhur në ndihmë një gruaje obeze, të cilës i ishte prishur karrigia me rrota.
Ngjarja në fjalë u filmua nga një pastor i qytetit i quajtur Lamond Rushing, i cili më pas e publikoi atë në Facebook.
Pas publikimit të videos, klipi ishte bërë viral duke u shpërndarë mbi 11,000 herë, megjithatë pastori mori shumë kritika për këtë veprim.
Më pas ai kërkoi falje, duke u shprehur se nuk e kishte menduar mirë se çfarë kishte bërë.
Në një prononcim për “Fox 4 News”, gruaja Becky Kittrell tha se ajo po thante nga të ftohtit dhe donte vetëm të shkonte në shtëpi.
Më pas ajo falenderoi të gjithë njerëzit që e tërhoqën dhe e ndihmuan, por u shpreh ironike ndaj pastorit i cili në vend të ofronte ndihmë filmoi tërë incidentin. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post