13:24 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, inkurajimi i bisedimit parandalon fenomenin

08:52 | 12/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, inkurajimi i bisedimit parandalon fenomenin

Vetëvrasja është një problem madhor i shëndetit publik, i cili shkakton rreth 726 mijë vdekje në mbarë botën dhe ka pasoja të thella si tek individët ashtu edhe tek komunitetet.

Tema e zgjedhur për periudhën trevjeçare 2024-2026 është ‘Ndryshimi i narrativës për vetëvrasjen’ ndërsa thirrja për veprim është ‘Fillo të flasësh për të’ dhe fokusohet në rëndësinë e vendosjes së një dialogu me ata që janë në rrezik, sepse të folurit ndihmon në parandalimin e këtij fenomeni.

”Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve të moshës 15 dhe 29 vjeç. 73% e vetëvrasjeve globale ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Arsyet e vetëvrasjes janë të shumëfishta, të ndikuara nga faktorë socialë, kulturorë, biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë të pranishëm gjatë gjithë jetës. Për çdo vetëvrasje ka shumë më tepër njerëz që tentojnë të bëjnë vetëvrasje”, thekson OBSH.

OBSH thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës për reduktimin e stigmës dhe inkurajimin e bisedave të hapura për të parandaluar vetëvrasjen.

“Të ndryshosh narrativën do të thotë të transformosh atë që ne e perceptojmë si një problem kompleks dhe të kalosh nga një kulturë e heshtjes dhe stigmës në një kulturë të çiltërsisë, mirëkuptimit dhe mbështetjes”, sugjeron OBSH.

OBSH-ja përsërit se “çdo bisedë, sado e vogël qoftë, kontribuon në një shoqëri mbështetëse dhe mirëkuptuese, sepse ju lejon të identifikoni shenjat e mundshme të rrezikut”.

Etiketa: obsh
Pas

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira në sasi të pakta

Para

Vangjel Tavo gati të betohet si kryebashkiak i Himarës, sot mblidhet KQZ për t’i dhënë mandatin

Para
Vangjel Tavo gati të betohet si kryebashkiak i Himarës, sot mblidhet KQZ për t’i dhënë mandatin

Vangjel Tavo gati të betohet si kryebashkiak i Himarës, sot mblidhet KQZ për t'i dhënë mandatin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

Berisha vijon akuzat për 11 majin: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.