Më në fund Organizata Botërore e Shëndetësisë jep një lajm të mirë për sa i përket pandemisë së koronavirusit, e cila prej muajsh ka mbërthyer botën.
Sipas OBSH-së pandemia e COVID-19 po ngadalësohet në botë sidomos në kontinentin amerikan.
“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në botë”. Në këtë konkluzion ka arritur OBSH duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.
Më shumë se 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima janë regjistuar javën nga 17 deri 23 gusht ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.
Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.
Në dy zonat e fundit rastet e reja me Covid-19 janë rritur përkatësisht 4.06% dhe 4.28%. Në kontinentin amerikan, rënia e të prekurve të konfirmuar ishte 11.35%, në Evropë me 0.9% dhe në Afrikë me 8.4%.