Jemi mësuar që gjithmonë këngëtaren ndërkombëtare, Rihanna, ta shikojmë dhe dëgjojmë në rolin e saj.
Mirëpo duket se Rihanna do të eksperimentojë pak edhe në rryma të tjera të artit.
Këngëtarja ka njoftuar në Instagram se edhe katër ditë na ndajnë nga filmi komedi i titulluar “Ocean 8” .
Parukieri i besuar i Rihanës, Yusef Williams ka shpjeguar detajet pse Rihana është kthyer në origjinë me gërshetat e vogla afrikane.
Sipas Williams, Rihanna ndjeu se në këtë film do ishte përfaqësuese e rrënjëve të saj në Karaibe.
Rihana ka ruajtur në film theksin e saj. Këngëtarja idhull e miliona njerëzve në botë, nuk do të jetë thjesht një vajzë amerikane.
Personazhi i saj “Nine Ball” është një vajzë Karaibesh, e ftohtë, minimaliste por me tiparin përcaktues që janë padyshim flokët e saj.
Rihana do të luajë përkrah aktoreve të njohura botërore si Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Mindy Kaling, Sarah Paulson, dhe Awkwafina.
Filmi Ocean 8 flet për një ekuipazh femrash në tentativë për një grabitje me vlerë 150 milionë dollarë.
Ocean 8 është seria më e fundit e filmit të mëparshëm. Seritë e mëparshëm të Ocean janë luajtur nga George Clooney (kush e ka harruar serinë e famshme me Bradd Pitt e Matt Damon…)
Me një IBMD prej 9 yjesh vlerësimi, këtë herë historia e Ocean 8 nuk do të jetë në Las Vegas apo në një shëtitje me stil evropian.
Historia e vjedhjes do të jetë në New York City, aty ku në ngjarjen më të famshme të vitit, Met Gala, 8 femra kanë planifikuar një vjedhje.
Për më shumë duhet të presim premierën në datën 8 qershor…