17:44 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

17:09 | 31/05/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të shtyjë zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë.

Një ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Rafuna në një konferencë për media tha se dalja e bizneseve në tregun energjetik me tarifa të parregulluara do të ketë “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët”.

Ai përsëriti kërkesën e bizneseve që vendimi të shtyhet për një kohë, në mënyrë që, siç tha Rafuna, tregu të përgatitet më mirë.

“E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë. Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit në mënyrë që të ketë një konkurrencë më të madhe, të ketë një ofertë me çmim shumë më të volitshëm, siç e kanë vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian dhe më gjerë”, tha Rafuna.

Vendimi i ZRRE-së nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Rafuna tha se bizneset që do të kalojnë në tregun e liberalizuar përbëjnë 60 për qind të ekonomisë së vendit.

Sipas tij, këto biznese që do të dalin në tregun e lirë do të përballen me çmim të ri të rrymës mbi 200 për qind më të shtrenjtë.

Më herët gjatë javës, bizneset bllokuan hyrjet në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së. Odat ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar që vendimi i ZRRE-së të shtyhet për një vit, në mënyrë që tregu të përgatitet më mirë.

Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.

Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.

Nga ZRRE-ja kanë thënë më herët se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.

Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut. Dhe nëse pas këtij afati kompania nuk lidh kontratë me ndonjë furnizues, rrezikon të mbetet pa furnizim me rrymë.

Pas

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Para

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Para
Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

 



Të Fundit

TRUMP shpall listen e vendeve që qytetarët e tyre nuk do të mund të udhetojnë në SHBA, ndalim total për popullsinë

Rriten rastet e dhunës në familje në Korçë, 95 raste nga janari në maj

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshja me Ukrainën dhe aktet normative

Zjarr në një banesë në Uznovë të Beratit, ndërhyjnë zjarrfikëset. Nuk raportohen persona të lënduar

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dyshohet se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit, dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK-ut

Ministri i Jashtëm izraelit viziton Berlinin, në fokus bisedimet për situatën në Gaza

Shtypi butonin e eksplozivit që vrau prokurorin Falcone, lirohet plotësisht pas tre dekadash Giovanni Brusca! ‘Derri’ merrte urdhra nga Toto Riina e Provenzano

Bizneset në Kosovë drejt falimentimit, Oda Ekonomike vë alarmin pas vendimit për liberalizimin e tregut energjetik

Trump emëron komandantin e ri të forcave amerikane në Europë! Do të drejtojë edhe NATO-n

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.