18:09 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rudina Hajdari u drejtoi gishtin, Bylykbashi njësoj si Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit kërkon kohë, mazhoranca u tërhoq nga…

14:13 | 13/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy të mandatuarit e opozitës flasin pas përfundimit të tryezës zgjedhore: Garanci se reforma zgjedhore do të bëhet me konsensus

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi tha se çështja kryesore që është diskutuar në mbledhjen e sotme ishin deklaratat provokuese të Ramës, që kërkonin të merrnin peng procesin.

“Edi Rama bëri një tentativë për procesin politik dhe teknik. Ne i bëmë të qartë PS-së që kushtet që kemi vendosur me propozimet tona, janë aty, nuk tërhiqemi nga ato, jo vetëm kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria transitore dhe Rama në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të marrë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për të vënë vulën.

Opozita jo vetëm nuk do të çedojë në të gjitha garancitë që ndërvite i janë dhënë procesit dhe opozitës, por do i shtojmë garanci të tjerë, që do ta bëjnë më të vështirë manipulimin. Por vullnetin politik e garanton vetëm një qeveri transitore. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime që dje Edi Rama bëri. Ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli po fillonte punën, ishte tentativë për ta nxjerrë nga binarët, se nuk i intereson produkti konsensual, do ta miratojë me ndryshimet e tij, që administrata të jetë e emëruar prej dhe tij dhe Kolegji që ti vendosë vulën. Sot debati ishte i fokusuar te kjo cështje, jo detajet e propozimeve konkrete, bëmë të qartë se cdo zgjidhje për administratën dhe kolegjin, s’ka për ti dhënë mundësi shumicës ta bëjë të vetën.

U përpoqëm të administronim bazën e kompromisit të janarit, që cështjet të debatohen me konsensus dhe ai që është mëkatari i madh, kryeministri, është i fundit që mund të flasë për standardet dhe kriteret. Ne kemi bërë propozime për administratën, votimin elektronik, financimin e partive, rinumërimin e votave, rolin e policisë dhe prokurorisë, të gjitha me rekomandimet e OSBE-së. Shumica kërkon të kundërtën. Sot patëm një raport nga ekspertët për propozimet, jemi në gatishmëri për propozimet për sistemin zgjedhor. Por sot ishte nevoja për të rivendosur themelet e konsensualitetit. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime”, tha Bylykbashi.

Sa i takon ndryshimit të sistemit zgjedhor, Bylykbashki tha se opozita mbetet e hapur për çdo mundësi, por që kjo i takon një momenti të dytë diskutimesh. Njësoj si Damian Gjiknuri i PS-së, përfaqësuesi i opozitës tha se ndryshimet në sistem kërkojnë kohë, dhe me gjasë nuk do të realizohen, sa kohë që afati për përmbylljen e Reformës Zgjedhore është 31` Maj, në rast se nuk do të ketë një shtyrje tjetër.

Ajo që hodhi akuza të forta në fund të mbledhjes ishte Rudina Hajdari, e cila tha se PS dhe PD po i shkelin syri njëra tjetrës, vetëm e vetëm që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor dhe të mbajnë peng vendin. (E.K/Faxweb.al)

Pas

Nuk përmbahet Rudina Hajdari, zbulon prapaskenat e mbledhjes së Reformës: Këta i shkelën syrin njëri-tjetrit, unë jam kthyer nga Amerika për…

Para

Karantina mbaroi, por Hueyda El Saied nuk del jashtë, ja pse

Para
Karantina mbaroi, por Hueyda El Saied nuk del jashtë, ja pse

Karantina mbaroi, por Hueyda El Saied nuk del jashtë, ja pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.