Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes në Pallatin e Kongreseve ku tha se është diskutuar për problemet e medias dhe financimin e partive politike
Bylykbashi tha se deri kur të hartohen në legjislacion garancitë e marrëveshjes së 5 qershorit, Këshilli do të punojë për të përmbyllur çështjet teknike.
Më tej demokrati tregoi se ditën e Këshilli do të ketë përpara amendamentet, për t’i dhënë zgjidhje dakordësive të 5 qershorit.
“Dakordësia për administrimin zgjedhor. U diskutua për problemet e medias dhe financimin e partive politike. Derisa të shihen të hartuar në legjislacion garancitë e 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve dhe identifikimin biometrik, Këshilli do punojë për të përmbyllur çështjet teknike. Të hënën kemi versionin e plotë. Vazhdojmë të përmbyllim elementët e financimit dhe medias. Ditën e hënë Këshilli do të ketë përpara amendamentet, për t’i dhënë zgjidhje dakordësive të 5 qershorit“, tha Bylykbashi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)