Pasi ofendoi lojtarin shqiptar, duke bërë gjeste ofensive dhe raciste ndaj tij portieri grek i Melbourne Cityt, Dean Bouzanis, është dënuar rëndë nga Federata Australiane e Futbollit. Ai bëri veprime raciste ndaj lojtarit Besart Berisha duke e quajtur këtë të fundit “cigan”.
Sipas “The Guardian” Bouzanis do të duhet të qëndrojë larg fushave për 5 javë pasi gjesti i portierit është i papranueshëm dhe në këtë mënyrë do të duhet të marrë dënimin që i takon nga Federate Australiane.
Po kështu klubi i Melbourne City-t kërkoi falje në emër të portierit grek i cili e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan”. Portieri 26-vjeçar u dënua me 5 javë përjashtim dhe ka pranuar të shkojë në një kurs edukimi që ngjarje të tilla mos përsëriten. (J.V/Shuplaka)