05:45 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ofendoi Erdoganin në ”Facebook”, arrestohet në Turqi kanadezja 50-vjeçare

07:36 | 07/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
Ofendoi Erdoganin në ”Facebook”, arrestohet në Turqi kanadezja 50-vjeçare

Pavarësisht valës së terrorit në vend, që duket e pandalshme dhe që ka tmerruar turqit në masë, autoritetet lokale duket se kanë kohë që të merren edhe me ata që postojnë kritika ndaj presidentit Erdogan në “Facebook”.

Kjo i ka ndodhur një qytetareje me nënshtetësi të dyfishtë turko-kanadeze, e cila u arrestua pasi akuzohet se ka fyer presidentin. 50-vjeçarja Ece Heper mësohet se është arrestuar që më 30 dhjetor në lindje të Turqisë.

Kodi Penal turk parashikon se kushdo që fyen presidentin mund të përballet me 4 vite burg. Shumë njerëz kanë reaguar ashpër ndaj gjestit të autoriteteve turke, duke thënë se Heper thjesht shprehu mendimin e saj dhe nuk mund të arrestohet vetëm sepse nuk i pëlqen qeverisë.

Prej kohësh, Erdogan akuzohet se ka krijuar një ambient frike në vend ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve të tij, por sipas analistëve, ndërsa autoritetet nuk po ndalin dot sulmet e njëpasnjëshme terroriste në vend, duket mjaft ironike që gjejnë kohën të arrestojnë ata që kritikojnë presidentin, apo nuk mendojnë si ai.

Rasti i Ece Heper, e cila gjendet në burg në pritje të daljes para gjykatës, nuk është i vetmi, pasi vitet e fundit në Turqi janë regjistruar rreth 2.000 padi penale ndaj atyre që akuzohen se kanë fyer presidentin. (E.K/SHUPLAKA)URQ

Etiketa: arrestimeerdogankanadezja
Pas

SHTYPI I DITËS. 07/01/2017

Para

Forcat kurdo-arabe i afrohen burgut më të madh të ISIS-it

Para
Forcat kurdo-arabe i afrohen burgut më të madh të ISIS-it

Forcat kurdo-arabe i afrohen burgut më të madh të ISIS-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.