19:15 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ofendon dhe vjazat njësoj si mua”, xhelozia e sëmurë e burrit: Shkak nuk më lë, por unë e di që do më tradhëtosh (VIDEO)

15:35 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ofendon dhe vjazat njësoj si mua”, xhelozia e sëmurë e burrit: Shkak nuk më lë, por unë e di që do më tradhëtosh (VIDEO)

Një 26- vjeçare, e cila ka dashur të mbajë të fshehtë emrin, ka rrëfyer ditën e sotme në programin “Historia ime”  historinë e saj të trishtë. Para 6 vitesh, ajo martohet me mblesëri, por marrëdhënia me bashkëshortin nuk ka qenë ashtu siç ajo e kishte menduar. Ai fillloi të shfaqte xhelozi ndaj saj dhe ta etiketonte me fjalët më të papërshtatshme.

Edhe pas ardhjes në jetë të dy vajzave, xhelozia e tij vazhdonte edhe pse sipas 26- vjeçares, ai nuk kishte asnjë shkas. Madje arriti deri aty sa edhe vajzat e mitura filloi t’i fyente.


Gazetarja: Mendon që ka patur ndonjë moment që i ke dhënë shkas që të ishte kaq xheloz ndaj teje?

Zonja X: I thoja gjithmonë më jep një gjë që unë të kam lënë shkak që ti të bëhesh xheloz ndaj meje. Edhe prindërit e mi ashtu i thoshin, edhe vëllezërit e mi. Po jo shkak nuk më le ti, por unë e ndjej që ti do më tradhëtosh.

Gazetarja: Si ishte marrëdhënia juaj? Dilnit pinit një kafe, shkonit për vizita? Si ishte?

Zonja X: Nuk para dilnim, se dhe ekonomia e dobët, por fillova unë të dilja tek komshia, por ai e kishte mendjen tek xhelozia. Mund të dilja për momentin, por kur vija në shtëpi pastaj fjalë nga më banalet.

Gazetarja: Po prindërit e tij çfarë pozicioni kishin në këtë histori?

Zonja X: Nuk thoshin asgjë. Mbrapa krahëve të mi më shanin mua gjithmonë, por kur ju thoja unë në sy nuk më thonin asnjë fjalë.

Gazetarja: Vjehrri apo vjehrra?

Zonja X: Vjehrra më shumë, se vjehrri ishte tjetër njeri, gjithmonë i fliste të birit. Ndërsa vjehrra ishte bashkë me të birin gjithmonë.

Gazetarja: Vendosët që të shkonit në Greqi një moment ?

Zonja X: Në momentin kur hyri kushuriri im për të hequr ‘apellasin’ kemi marrë lekë borxh dhe nuk kishim si i lanim. U detyrova isha shtatzënë me gocën e dytë, e lashë gocën e madhe tek prindërit e mi dhe shkuam.

Gazetarja: Si ishte jeta në Greqi?

Zonja X: Me sakrifica, punonim të dy, por kur shkonim prapë në darkë në shtëpi shfaqte xhelozi. Më thoshte nuk erdhe për të punuar ti, por erdhe të shikoje grekët këtej. Ndërkohë unë isha dhe shtatzënë.

Gazetarja: Si ka qenë presioni i madh?

Zonja X: Me fjalë më ofenduese. Sidomos goca e madhe ka qenë prezente e fjalëve dhe kur dëgjon ndonjë fjalë ofenduese e shoh që mbyllet në vetvete.

Gazetarja: Po me vajzat si ishte marrëdhënia e tij? I do?

Zonja X: I do? I donte por kur i hipte xhelozia, nuk e kuptoja as vetë çfarë i hipte, bëhej pishman edhe për vajzat dhe thoshte nga vajta ju bëra juve? Pata një në shtëpi dhe m’u bënë 3?

Gazetarja: Pra fyente edhe vajzat me epitetin që të referohej ty?

Zonja X: Po, kohët e fundit edhe vajzat, dhe atë nuk e duroja dot më shumë. /tvklan.al

Pas

Të shtëna me armë në Kanada, një i vdekur dhe 3 në gjendje të rëndë

Para

Nepsi i shtatzënisë: Ja çfarë ushqimi i kërkon bebi Fatmës

Para
“E solla me shpejtësi në shtëpi”, Fatma rrëfen momentin kur Alfio e mori vesh për shtatzaninë

Nepsi i shtatzënisë: Ja çfarë ushqimi i kërkon bebi Fatmës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 150 ushtarë të FSK-së do të marrin pjesë në programin JRTC në SHBA

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gonzato, bisedë të hapur me të rinjtë korçarë të pasionuar pas teknologjisë

Hapet spitali veterinar më i madh në Tiranë, trajtim i rasteve më të ndërlikuara

Besimi i qytetarëve europian tek BE kap shifrën rekord prej 52%, niveli më i lartë që nga viti 2007 sipas Eurobarometrit

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll, ja çfarë pritet të diskutohet

“Farsa e Votimit të Diasporës” Jozefina Topalli: Si po shndërrohet një e drejtë Kushtetuese në vegël partie

Vetëdorëhiqet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Prof. Dr. Alma Cani, ja kush do ta zëvendësojë

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.