Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, ka deklaruar se opozita me bojkotin që po i bën zgjedhjeve dhe parlamentit, po krijon një gjendje destabiliteti në vend.
I ftuar në Orën e Intervistës në televizionin Ora News, Manja u shpreh se qëllimi i vetëm i opozitës për mos pranimin e ofertave nga McAllister dhe Fleckenstein dhe kryeministri Rama dhe vazhdimin e protestës, kanë vetëm një qëllim, pengimin e Rëformës në Drejtësi.
“Po krijohet një gjendje destabilizimi, sepse ka mbetur i vetmi shtet me stabilitetin e duhur. Kerkesat e opozitës mesa po kupt me kokëfortësinë e saj, kanë patur në thelb pengimin e ref dhe vettingut, dhe pse jo krijimin e destabilizimit, më vjen keq ta pranoj por ia ka arritur, ka bllokuar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Paketa e McAllister dhe Fleckenstein ishte paketë e plotë, paketa është pranuar nga ne, nuk ishte e jona, nuk e ofruam ne, e ofruan miqtë, ne e pranuam, por nuk e pranoi pala tjetër. Oferta ishte në tavolinë, por nuk qëndron gjithmonë aty sa herë t’i ndërrojë mendja opozitës, ndërsa me paketën e dytë ne ofruam në thelb më shumë sesa paketa e parë.
Ajo në gjykimin tim përfshinte katër poste ministrore, por paketa e dytë shkonte përtej asaj në kuptimin e monitorimit të zgjedhje dhe këto i refuzoi për arsye që dihen.
Unë nuk kam as më të voglin dyshim se përpjektjet e opozitës, kanë patur si synim një dhe vetëm një, të pengojë procesin e vetingut dhe ta shtyjë në kohë, ndodhta edhe për të lodhur miqtë tanëtë BE dhe Kombeve të Bashkuara. Sezoni i shtatorit nis me Reformën në Drejtësi dhe Vettingun.
Zgjehdjet e 18 qershorit janë për qytetarit shqiptarë, edhe ne si PS bashkë me 15 parti të tjera do marrim pjesë. Ne ofruam dje në Durrës kandidatët tanë, e tha edhe kryeministri që një pjesë e opozitës i privuan qytetarët tanë duke mos marrë pjesë, por ne do të shkojmë dhe do të ofrojmë votën e qytetarëve shqiptar pa dallim të majtë edhe të djathtë, për të vazhduar përpara reformat.”, ishin fjalët e Manjas. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post