Vetëm pak orë pas vendimit të GJKKO për të aprovuar masën e arrestit në shëtpi për ish-kryeministrin Sali Berisha, janë parë disa oficerë të policisë gjyqësore të mbërrijnë në pallatin ku banon Berisha, tek rruga “Mustafa Matohiti” apo siç njihet ndryshe si Rrugica e Salës.
Bëhet me dije se oficerët do t’i komunikojnë Berishës masën e arrestit të vendosur sot nga Gjykata.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosir ditën e sotme të miratojë kërkesën e SPAK prej prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai për të vënë masën e arrestit në shtëpi për kreun e Rithemelimit. Vetë Berisha ka vendosur ta presi verdiktin e GJKKO-së në banesën e tij.