Oficeri Emiljano Nuhu në lidhje direkte në emisionin “Të paekspozuarit” ka diskutuar edhe një herë për çështjen “Xhisiela” . Nuhu rrëfeu edhe një herë si u kërcënua në zyrë.
“Kërcënimi është bërë verbalisht nuk është bërë në mënyra të tjera sepse do të kalonte në një konflikt fizik. Dy persona kundër një oficeri policie. Unë i vetëm i dëgjova . Ndaj personave me imunitet nuk kisha asnjë fuqi që të veproja. Vajza ka ardhur pasi jam kërcënuar”, theksoi ai.
Në dëshminë e tij të mëparshme për Basir Çollakun oficeri Nuhu tha se Rrahman Rraja deputet i PS-së i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, nga deputeti Taulant Balla dhe vëllai i tij, Xhelal Rraja e kanë kërcënuar me armë në kokë.
“Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja.
Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime”, rrëfeu ai për gazetarin Basir Çollaku.
(J.D/Faxweb.al)