Nënkomisari i Lezhës Saimir Hoxha është shpallur sot “Dëshmor i Atdheut” me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi gjatë homazheve të kryera se qeveria ka vendosur që të trajtohen financiarisht familjarët e tij, përkatësisht fëmijët e oficerit të moshës 1 dhe 3 vjec do kenë ndihmë nga shteti deri në moshën 18-vjecare.
Çuçi tha se pavarësisht se fëmijeve do u mungojë i ati, ata do e kën gjithmonë përkrahjen nga shteti dhe shoqëria.
“Dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës Nënkomisari Saimir Hoxha. Sot ne morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të nënkomisar Saimir Hoxhës dhe njëkohësisht qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve, dhe me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut”, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që ne miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie, familjarët dhe posaçërisht fëmijët, do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës.
Kjo do të thotë, se fëmijët e “Dëshmorit të Atdheut” do të marrin një trajtim deri në moshën 18 vjeç, e nëse vijojnë shkollën e lartë, deri në 25 vjeç, dy djemtë do të marrin një pagë prej 170 % të pagës që ka patur Nënkomisar Saimir Hoxha. Jo vetëm kaq, por do të marrin trajtim falas shëndetësor falas dhe gjithë përfitimet që vijnë nga si rezultat i statusit “Dëshmori i Atdheut”, të babit të tyre.
Sigurisht familjarëve, por veçanërisht 2 fëmijëve do t’u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre, nuk do t’u mungojë përkujdesja e shtetit dhe shoqërisë, për të cilën Saimir Hoxha dha jetën”
(E.D/faxweb.al)