14:29 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Oficerja e padit për goditje, studentja fiton gjyqin ndaj saj

15:25 | 24/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Oficerja e padit për goditje, studentja fiton gjyqin ndaj saj

POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Një studente u padit nga një oficere për “ goditje për shakak të detyrës” , ndërsa sot ajo ka fituar gjjyqin ndaj saj duke e konsideruar si të padrejtë padinë ndaj saj.

 

Prokuroria dhe Gjykata nuk kanë pranuar të hapin çështje penale në lidhje me padinë e oficeres së Policisë me iniciale D.B. Kjo e fundit, më 9 qershor 2016, ka shkuar në Komisariatin e Policisë nr.1 në Tiranë dhe ka deklaruar se punon prej një viti si punonjëse policie pranë postës së Policisë në Qytetin Studenti, Tiranë.

Në datën 09.06.2016 ka shkuar në punë turni i dytë dhe si zakonisht në orën 14:00 ka dalë për kontroll territori së bashku me një koleg të saj në zonën që ata mbulojnë, Qytetin Studenti. Gjatë kontrollit, rreth orës 14:25, kanë konstatuar një mjet, i cili sipas polices, ishte parkuar në mënyrë të gabuar. Policët kanë marrë masë administrative duke i vënë një gjobë prej 1 mijë lekësh pa prezencën e drejtuesit dhe janë nisur për të kontrolluar territorin.

 

Oficerja pretendon se nga pas u është afruar një femër duke i fyer e ofenduar punonjësit e policisë me fjalë banale, ndërkohe që efektivat blu i kanë kërkuar të qetësohet pasi ajo kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar. Por drejtuesja e mjetit nuk u është bindur dhe pasi u ka marrë bllokun e gjobave policëve me argumentin për ta firmosur, i ka vendosur një kryq të madh bllokut dhe ka shkruajtur “s’ka tabelë” dhe më pas ia ka hedhur në fytyrë punonjëses së policisë, duke e ofenduar me fjalë dhe në atë moment e ka shtyrë me duar në shpatulla.

Të njëjtat rrethana ka përshkruar edhe polici që ndodhej me oficeren që ngriti padinë, ndërsa është shoqëruar në komisariat edhe drejtuesja e mjetit. Policja ka bërë ekspertim mjekoligjor ku ka dalë se kishte skuqje në pjesën e fytyrës dhe të shpatullave të klasifikuara nga mjekësia ligjore si rrahje.

DËSHMIA E VAJZËS

Në deklarimin e saj, shtetasja nën hetim ka shpjeguar se është e vërtetë që ka debatuar me punonjësen e policisë për gjobën e vënë sipas saj në mënyrë të padrejtë, por nuk pranon të ketë kryer veprime dhune ndaj saj. Ajo shprehet se aty ka parkuar përditë, pasi nuk ka tabelë që e ndalon atë gjë dhe në momentin kur ka konstatuar gjobën, thjesht ka kërkuar bllokun e gjobave për të vënë shënimin e saj, që nuk ishte dakord me atë masë administrative. Ka bërë shënimin te gjoba, duke i vënë edhe një kryq, por veç debatit me fjalë, nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhe ka shkuar në ambientet e fakultetit.

VERIFIKIMI NË TERREN

Gjykata konstaton ndërkohë se nga verifikimi i kryer në terren në vendin e parkimit të mjetit nga e dyshuara, edhe sipas tabelës fotografike të administruar, rezulton se mungon sinjalistika rrugore si ndalim parkimi etj., për të cilën mund dhe duhej të vihej gjobë nga efektivat e policisë me cilësinë e punonjësve të rendit.

“Njëkohësisht edhe sipas procesverbalit të konstatimit të shkeljes bërë nga kallëzuesja, rezulton se gjoba është vënë jo në praninë e të dyshuarës, ‘jo prezent’, ndërkohe që sipas nenit dhe ligjit për të cilin është vënë gjoba, duhet patjetër prezenca e drejtuesit të mjetit”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Kjo e fundit dhe Prokuroria kanë vendosur pushimin e çështjes. (S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: oficerestudentja
Pas

E pabesueshme, atletja vrapon në muajin e gjashtë të shtatzënisë (VIDEO)

Para

Një ditë para zgjedhjeve, Çako takim me Zgurin, kreu i KQZ-së njihet me masat e marra nga policia

Para
Një ditë para zgjedhjeve, Çako takim me Zgurin, kreu i KQZ-së njihet me masat e marra nga policia

Një ditë para zgjedhjeve, Çako takim me Zgurin, kreu i KQZ-së njihet me masat e marra nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

Tiranë | Finalizohet operacioni “Informaliteti”, bllokohet një karburant në Paskuqan

Berisha: Po dokumentojmë farsën zgjedhore, protestat do nisin në Shqipëri dhe jashtë vendit

Tragjedi në Itali: 46-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinë

Berisha publikon dëshmi për manipulimin e votave të diasporës: “Një proces i kontrolluar fund e krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.