OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë gjashtë të dénuarve për vepra të ndryshme pénále, të cilët janë identifikuar si Eldi Çala; Klement Çala; Luan Kokomani; Përparim Bermuça; Durim Bermuça dhe Arian Plaku.
Ata rezultojnë të dénuar për vepra të ndryshme pénále si vjédhje me ármë, vrásjé dhe trafik nárkótikësh.
Njoftimi: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dénuar apo ákùzuar për krím të organizuar apo kríme të rénda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. Ç., banues në Elbasan, i dénuar për veprat pénále ”Vjedhja me ármë”, ”Grupi i strukturuar kríminal” dhe ”Kryerja e veprave pénále nga organizata kríminale dhe grupi i strukturuar kríminal”; K. Ç., banues në Elbasan, i dénuar për veprat pénále “Organizata Kríminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;
L.K., banues në Tiranë, i dénuar për veprën pénále “Prodhimi dhe shitja e nárkótikëve”; P. B., banues në Durrës, i dénuar për veprën pénále “Tráfikimi i nárkótikëve”; D. B., banues në Durrës, i dénuar për veprën pénále “Prodhimi dhe shitja e nárkótikëve”; A. P., banues në Durrës, i dénuar për veprën pénále “Prodhimi dhe shitja e nárkótikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.