Kur po mbushen disa javë nga operacioni Forca e Ligjit, akti normativ i qeverisë nuk ka kaluar ende në Kuvend.
E megjithatë aksioni vijon, ndërsa në Vlorë janë sekuestruar së fundi 6 automjete luksoze.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në komisariatin e Vlorës pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe personave që i kanë në pronësi.
Paralelisht me këtë pritet të hetohet edhe burimi i të ardhurave për personat që i kanë në pronësi.
Nuk ka ende detaje për personat që u janë bllokuar automjetet, ndërkohë që në shumë raste mjetet u janë rikthyer pronarëve, për shkak se SPAK ka konstatuar parregullsi në dokumentet e policisë.