Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit ka reaguar pasi i biri nuk rezulton si i dënuar në asnjë gjykatë vendasë po e huaj, prandaj nuk mund të jetë nën hetim. Pasi OFL i kërkoi të vetëdeklaronte pasurinë, Muhamed Lici i drejtoi letër Policisë së Shtetit duke i thënë se i biri refuzon të përgjigjet.
“Unë ju kthej përgjigje në emrin e djalit tim Ibrahim Lici. Refuzon t’ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt i këtij ligji, i pa dënuar nga asnjë gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjykatë për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale”, shkroi Lici.
Në përgjigje të shkresës së avokatit mbrojtës të tij Saimir Visha, prokuroria e Shkodrës i ktheu përgjigje më 20 janar 2020 duke i thënë se ndaj Ibrahim Licit nuk ka asnjë procedim penal dhe nuk është person nën hetim por thjesht është në kërkim policor për t’u marrë në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen kriminale të vëllezërve Bilali të vrarë vitin e kaluar.
Ditën e sotme, OFL dërgoi kërkesën që Ibrahim Lici, Muhamed Lici dhe dy shtetas të tjerë, të identifikuar si B.C., dhe G.C., të plotësojnë formularin për deklarimin e policisë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.(A.M/Faxweb.al)