22:00 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

OFL zbaton urdhërat e Veliut, aksione kundër makinave luksoze në qytet kryesore të vendit

10:21 | 09/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
OFL zbaton urdhërat e Veliut, aksione kundër makinave luksoze në qytet kryesore të vendit

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po vijojnë aksionet për kontrollin e automjeteve luksoze.

Kontrollet bëhen për verifikime nëse automjetet u përkasin personave me rekorde kriminale apo për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura.

Në qytetin e Fierit raportohet se ka pasur kontrolle tek vendi i quajtur Vija e Ngjalës në hyrje të Fierit.

Aksioni ka nisur në 9 e 30 dhe do të realizohet deri në orën 12. Aksioni është ndërmarrë nga strukturat e DVP dhe FNSH Fier të cilët kanë zhvilluar një aksion kontrolli në akset kryesore të qytetit.

Ndërkohë në Shkodër në pikën kufitare Shkodër-Hani i Hotit, është zbatuar urdhëri i Ardi Veliut për kontrollin dhe sekuestrimin e mjeteve luksoze. Në Shkodër gjatë ditës së djeshme janë bllokuar vetëm tre automjete luksoze, për verifikim.

Po ashtu aksione për verfikimin e makinave luksoze po kryehen edhe në Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në Vlorë ka pasur disa të shoqëruar dhe pritet që operacioni të zgjasë rreth tre ditë, ndërkohë që gazetarja e Fax News raporton se qyteti është “boshatisur” nga makinat luksoze.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit për Fax News, në total në të gjithë vendin janë nënshtruar verifikimeve mbi 100 automjete luksoze të cilat janë të vit prodhimit nga 2016-2020.

Sipas burimeve pjesa me e madhe janë liruar ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë të bllokuar për shakak se pritet informacion nga vendi i origjinës së prodhimit të makinës.

Ndërsa ky aksion për verifikim e automjeteve të luksit, është bërë pasi mund ti vijë në ndihmë edhe OFL-së për verifikimet që po kryhen. Gjithashtu për personat e shoqëruar në të gjithë vendin nuk është konstatuar ndonjë person me rrezikshmëri kriminale, por jane duke u mbajtur nën vëzhgim, pasi disa prej tyre janë përdorues të lëndeve narkotike.

Sipas burimeve mjetet dhe personat shoqërohen dhe verifikohen. Kontrollohet  nga trafiqet dokumentacioni. Verifikohet në sistem mos është e vjedhur. Ekspertët shikojn shasine mos ka ndërhyrje.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: makinat luksozeOFLsekustrim makinashvijojne kontrollet
Pas

Mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias

Para

Dalin të dhënat nga askioni i FNSH-së për bllokimin e makinave luksoze, rreth 100 automjete bllokohen për verifikim

Para
FOTOT/ Në 24 orë u sekuestruan 17 makina, dalin pamjet e super ‘bishave’ në Gjirokastër

Dalin të dhënat nga askioni i FNSH-së për bllokimin e makinave luksoze, rreth 100 automjete bllokohen për verifikim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

Numërimi në Vorë/Dalin rezultatet e para në media: PS 124 vota, PD-ASHM 42 vota.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.