Tre persona, mes tyre një grua janë proceduar penalisht nga policia pasi nëpërmjet mashtrimit ofronin viza elektronike të falsifikuara kundrejt pagesës.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj, nëpërmjet mashtrimit, duke iu ofruar viza elektronike të falsifikuara.