Enki spikerja e famshme, që bëri shumë bujë me shfaqjen e saj të pazakontë në televizion, u bë një nga më të përfolurat për atë lloj prezantimi. Ajo ekspozoi linjat e saj, e veçanërisht gjoksin, duke bërë që Enki të komentohej gjerësisht nga shumë persona.
E ftuar tek “Rudina”, gazetarja ka treguar për ofertën që i kishte bërë “Play Boy”. Ajo u shpreh se ishte kontaktuar nga Play Boy Gjerman, dhe ata i kishin ofruar një shumë prej 30 mijë eurosh që të pozonte për revistën me famë botërore, por Enki nuk e kishte pranuar këtë ofertë.
“Ata më ofruan 30 mijë euro ndërsa unë doja 100 mijë euro, të paktën të kisha blerë një shtëpi dhe një makinë”, është shprehur gazetarja. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post