Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video (të shpërndarë më parë nga kryeministri Rama) përmes së cilës lë të kuptohet se si e gjeti ajo Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe si është shndërruar tashmë kjo qendër në tre vite e gjysmë.
Nga muret e zhveshura që shfaqen në videon e shpërndarë, tek struktura e re organizative, tek uniformat e personalizuara për personelin mjekësor, tek njësitë dhe qendrat e reja,
Të gjithë këtë ndryshim të dukshëm, ajo ia akordon plot vlerësim punës dhe përkushtimit të stafit mjekësor, për të cilët shprehet se fjalët nuk do të mjaftonin kurrë për të shprehur mirënjohjen ndaj tyre.
Ajo premton se do të vijojnë përpjekjet për të ofruar një shërbim të denjë shëndetësor.
Shkrimi i Ogerta Manastarliut:
Asgjë nuk do të kish qenë e mundur, pa përkushtimin, punën e palodhur, sakrificën e stafit të mrekullueshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Një falënderim nga zemra për të gjithë profesorët e nderuar, mjeket dhe mjekët, infermieret dhe infermierët, sanitaret, stafin mbështetës, administratën e QSUT-së. Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë për të shprehur mirënjohjen.
Rrugëtimi që nisëm së bashku tre vjet e gjysëm më parë për transformimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, nuk mund të quhet kurrësesi i përfunduar.
Ajo që kemi mundur të bëjmë, nuk është asgjë në krahasim me atë që do të përpiqemi, të gjithë së bashku, të bëjmë për të rritur standartet në të gjithë sistemin spitalor në vend, dhe ofruar një shërbim shëndetësor të denjë për qytetarët.
(XH.A/SHUPLAKA)