Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka propozuar paraditen e kësaj të hëne, projekte të reja që do të përfshijnë sistemin shëndetësor.
Ajo që u vu re gjatë fjalës së saj, ishte emocioni që e ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe ministren e re të kabinetit qeverisës.
Një moment ajo ndaloi prezantimin dhe kërkoi të pijë pak ujë. “A mund të pi pak ujë?”, u shpreh ministrja së cilës mesa duket i ishte tharë goja kapluar nga emocionet e kësaj detyre të re për të.
“Komponenti i parë është ndërtimi i parë i kompleksit të Kirurgjisë. Është një investim 7.8 milionë euro, me infrastrukturë modern dhe që ndër të tjera përfshin një kapacitet prej 120 shtretërish. Veç kësaj, 14 milionë euro është një tjetër fond i akorduar për një spital i ri për sëmudnjet e brendshme, përfshirë këtu edhe shërbimin e Urgjencës. Në fokusin tonë është edhe rehabilitimi i Spitalit Pediatrik.”, u shpreh ndër të tjera Manastraliu gjatë prezantimit të projekteve.
(XH.A/SHUPLAKA)