E tmerrshme ka qenë pamja pas askidentit që ndodhi dje në aksin Kavajë – Durrës dhe i kushtoi jetën një 21-vjeçari dhe la dy të tjerë të plagosur rëndë.
Për shkak të qarkullimit të mjeteve të shumta, skena e aksidentit është ndjekur nga shumë dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje.
Përplasja e mjetit tip “Skoda” me drejtues shtetasin K.R. me kamionçinën e shtetasit E.Z. i mori jetën 21-vjeçarit.
Një prej dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm videon e mëposhtme, e filmuar vetëm disa sekonda pas aksidentit të frikshëm.
Drejtuesi i mjetit tip “Skoda” humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë që shkatërroi tërësisht pjesën e përparme të mjetit dhe shpërfytyroi 21-vjeçarin.
(E.K/SHUPLAKA)