”Oh tmerr, kryebashkiaku i Dyrrahut të lashtë thotë që punimet po i ndjekim me kamera, po mirë mo zotëri zemra dhe dinjiteti të qenkan tharë, por të qenkan tharë dhe këmbët”, kështu e komenton aktivistja Brizida Gjikondi dëshminë e Vangjush Dakos para komisionit parlamentar për masakrën që po ndodh në Durrës.
”Oh tmerr në çfarë kohe na takoi të jetojmë.. Kryebashkiaku i Dyrrahut të lashtë.. Dyrrahut ku dhe Ciceroni mbajti hapin.. thotë që punimet tek sheshi ku kanë dalë objekte arkeologjike po i ndjekim nëpërmjet kamerave që kemi vendosur aty…
Po mirë mo zotëri zemra, dinjiteti kombëtar të qenkan tharë po të qenkan tharë dhe këmbët…
Po zotrote ja ke marrë dorën që kur varrose me Pallatet e Betonit TEND brenda natës tregun romak që u zbulua tek Parku 1 Maji mu në zemër të qytetit… pse mos varrosësh dhe betonosh çdo pasuri të njerëzimit që Kazma jote e dy lekshit has përgjatë rrugëtimit vdektar.
Bota i shpik rrënojat historike dhe arkeologjike edhe kur nuk i ka për të treguar gjenezën, peshën, ndërkohë ne i shqyejmë, i vrasim… ja varim vdektarve pa vizion e shpirt në qafv… këtyre lloj njerëzve që ju funksionojne veç xhepat… e 2 lekshit.”, përfundon Gjikondi.
Sot kanë dëshmuar para komisionit parlamentar Vangjush Dako dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. (V.G/SHUPLAKA)