Tërmet me magnitudë 3.2 është regjistruar mbrëmë në zonën e Ohrit. Tërmeti është ndierë edhe si dhe në zonat kufitare me territorin e Shqipërisë.
“Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikë në Shkup, dje më 07.07.2024 në ora 22:52 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epi qendrore të Ohrit, 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.2′, njoftoi Observatori Sizmologjik.