12:19 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB: Mbi 3 milionë persona të pastrehë në Turqi një vit pas tërmeteve shkatërruese

20:01 | 06/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB: Mbi 3 milionë persona të pastrehë në Turqi një vit pas tërmeteve shkatërruese

Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për miliona banorë që mbetën të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, tha një zyrtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ka një pjesë të madhe të popullsisë që ka nevojë për strehim. Atje po ndërtohen shtëpi, por nuk janë të mjaftueshme”, tha për agjencinë Dpa, përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP), Louisa Vinton.

OKB-ja vlerëson se dy tërmetet e fuqishme shkurtin e vitit të kaluar kanë lënë të pastrehë të paktën 3.3 milionë qytetarë në juglindje të Turqisë.

Strehimi i duhur dhe mbështetja e jetesës së banorëve lokalë janë dy nevoja urgjente një vit pas tërmeteve shkatërruese, tha Vinton.

Disa persona ende jetojnë qoftë në tenda apo në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara kanë vendosur tenda, theksoi ajo.

“Ne do t’i sjellim qytetarët e mbetur, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan apo janë të pabanueshme, në shtëpi të sigurta”, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan kishte premtuar se do të ndërtoheshin afër 300.000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit e tërmetit brenda një viti pas dridhjeve të fuqishme të tokës.

Megjithatë, Qeveria e tij nuk ka përmbushur këtë qëllim dhe tani synon që të ndërtojë 200.000 njësi banimi deri në fund të vitit 2024.

Më herët gjatë të martës, banorët e zemëruar të provincës së goditur rëndë nga tërmetet, Hataj, protestuan kundër zyrtarëve qeveritarë dhe lokalë, të cilët morën pjesë në ngjarjet e organizuara për njëvjetorin e tërmeteve.

Shumë prej tyre janë ankuar për, siç kanë thënë, përgjigjen e ngadalshme të Qeverisë për të larguar rrënojat dhe për të ndërtuar shtëpi të reja.

UNDP, sipas Vinton, ka ndarë 10 milionë dollarë grante për bizneset individuale në 11 provinca turke, që u prekën nga tërmetet.

Tërmeti i shkallës 7.7 e pati goditur juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.

Nga këto tërmete u vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe të dhënave të grupeve monitoruese.

/REL

Etiketa: Hatajtermetturqi
Pas

Bujar Kapexhiu gjatë protestës poshtë banesës së Sali Berishës: Lëmsh në qeveri, politikë, dhe drejtësi

Para

Osimhen i Nigerisë është i gatshëm për gjysmëfinalen e AFCON

Para
Osimhen i Nigerisë është i gatshëm për gjysmëfinalen e AFCON

Osimhen i Nigerisë është i gatshëm për gjysmëfinalen e AFCON

Discussion about this post

 



Të Fundit

U kap me kallash në makinë, Eqerem Sorra i dënuar me 8 vite burg në Kaliforni për përdhunim

Dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, SPAK vijon edhe sot komunikimin e akuzave për të pandehurit

Elbasan/ Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallën dhe Bledar Çullhajn

Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja nga toka, dy helikopterë nisin operacionin për shuarjen e flakëve nga ajri

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.