Dhjetra militantë të Hamasit janë dorëzuar në Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) në Rripin verior të Gazës. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sipas Ynet, fotot kanë mbërritur nga enklava e milicëve të shumtë të zhveshur dhe të detyruar të qëndrojnë pranë ushtarëve të IDF që i ruajnë. Fotot janë bërë ditët e fundit dhe shumë nga milicët e arrestuar me sa duket iu dorëzuan spontanisht ushtrisë izraelite.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së , gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria ndërsa luftimet mes Hamasit dhe Izraelit vazhdojnë. Një armëpushim “është jetike për t’i dhënë fund ferrit në Tokë” që përjetohet në Rrip, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA). Nga Jemeni, rebelët shiitë Houthi do të synojnë të gjitha anijet në Detin e Kuq të destinuara për në Izrael nëse Rripi i Gazës “nuk merr ushqimin dhe ilaçet e nevojshme”. Ndërkohë, Katari vazhdon përpjekjet e tij ndërmjetësuese për të siguruar një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve të tjerë, pavarësisht nga bombardimet e vazhdueshme izraelite që “ngushtojnë dritaren” e negociatave. SHBA bllokoi me veto rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një “ armëpushim humanitar në Gaza” dhe e përkufizoi situatën humanitare si “katastrofike”.