01:11 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB ngre alarmin: Më pak se 5% e Gazës është e aftë për kultivim

17:38 | 26/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB ngre alarmin: Më pak se 5% e Gazës është e aftë për kultivim

Më pak se 5% e tokës së Gazës mund të kultivohet për shkak të dëmeve të luftës dhe kufizimeve të aksesit, deklaroi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Ky nivel shkatërrimi nuk është vetëm humbje e infrastrukturës, është shembja e sistemit agroushqimor dhe linjave të jetës në Gaza“, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të OKB-së.

Përpara se të fillonte lufta Izrael-Hamas në fund të vitit 2023, fermerët e Gazës ishin në gjendje të kultivonin fruta, hurma dhe ullinj, pavarësisht se territori ishte kaq i dendur i populluar.

Aktualisht vetëm 668 hektarë – 4.6% e sipërfaqes totale të tokës – janë të disponueshme për kultivim, thotë raporti.

Më shumë se 80% është dëmtuar nga lufta, sipas raportit të OKB.

Ndërkohë sot të paktën 24 palestinezë, përfshirë fëmijë, humbën jetën gjatë dy sulmeve të ndara ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, raporton Mbrojtja Civile e Gazës dhe mjekët lokalë.

Një nga sulmet më shkatërrues ishte drejt shkollës Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, që strehonte qindra familje të zhvendosura nga qyteti Beit Lahia, i cili aktualisht është nën presion të fortë ushtarak izraelit.

Mbrojtja Civile raportoi se në këtë sulm u gjetën 20 trupa, përfshirë shumë fëmijë, me dëmtime të rënda, për shkak të zjarreve që përfshinë dy klasa të shkollës, të shndërruara në banesa emergjente.

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se kishte goditur një “qendër komande dhe kontrolli” të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke akuzuar militantët për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

“Flaka kishte kudo. Pashë trupa të djegur të shtrirë në tokë,” tha një banor lokal, Rami Rafiq, duke përshkruar skenën e tmerrshme që pa përballë shkollës.

Pak para sulmit ndaj shkollës, një tjetër sulm ajror goditi një shtëpi në qendër të qytetit të Gazës, ku humbën jetën katër persona të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

Sulmet vijnë në kuadër të ofensivës izraelite të përshkallëzuar në pjesën veriore të Gazës gjatë javës së kaluar.

Në një incident të veçantë të premten, një sulm izraelit vrau nëntë nga 10 fëmijët e një mjekeje palestineze, Dr. Alaa al-Najjar, duke lënë të plagosur djalin e saj 11-vjeçar dhe bashkëshortin në gjendje kritike.

Ndërkaq, Kryqi i Kuq raportoi vdekjen e dy punonjësve të tij në një sulm ndaj shtëpisë së tyre në Khan Younis të shtunën, duke dënuar numrin e lartë të viktimave civile në konflikt.

Situata humanitare në Gaza është përkeqësuar për shkak të bllokadës totale izraelite që ka zgjatur për 11 javë, ndërsa ndihmat e kufizuara kanë hyrë vetëm në pak sasi.

Të dielën, në Madrid u mbajt një takim ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 20 vendeve dhe organizatave, ku u diskutua përfundimi i luftës në Gaza dhe u kërkua një embargo armësh ndaj Izraelit në rast se sulmet nuk ndalohen.

Që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor 2023, mbi 53,900 persona janë vrarë në Gaza, përfshirë të paktën 16,500 fëmijë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë së territorit.

Pas

Vijon beteja ligjore mes Trumpit dhe Universitetit të Harvardit, presidenti: Në fund ne do fitojmë

Para

Osmani takon Rutte në SHBA: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO

Para
Osmani takon Rutte në SHBA: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO

Osmani takon Rutte në SHBA: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.