16:46 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë/ Berisha: Rama votoi kundër dënimit të këtij genocidi në parlamentin shqiptar

20:57 | 23/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë/ Berisha: Rama votoi kundër dënimit të këtij genocidi në parlamentin shqiptar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Berisha shprehet se sot nën diktatin ndërkombëtar Rama u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj. Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve. Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.

OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë. Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje. Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar. Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq. Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre. Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç. Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar. Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti.

Pas

Gënjente vajzat e mitura dhe më pas i përdhunonte, zbardhen krimet e 20 viteve më parë të taksistit në Angli

Para

Pas Covid-19, shtrimet në spitalet psikiatrike rriten 10%, të sëmurët me zemër 17%

Para
Pas Covid-19, shtrimet në spitalet psikiatrike rriten 10%, të sëmurët me zemër 17%

Pas Covid-19, shtrimet në spitalet psikiatrike rriten 10%, të sëmurët me zemër 17%

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plagosur

Negociatat Ukrainë-Rusi, Zelensky: Propozuam armëpushim deri sa të takohen liderët

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Gaza, më keq se ferri në tokë

Shtohet frika në Gjermani, ekspertët: Rrezik për sulme me dronë ndaj bazave ushtarake

Musk “shpërthen” ndaj Trump, miliarderi thellon përplasjen me presidentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.