Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se grupi militant, Shteti Islamik është duke kryer gjenocid kundër jazidëve, grup minoritar në Irak dhe Siri.
Komisioni ka thënë se luftëtarët e Shtetit Islamik po shesin gratë e vajzat e komunitetit të Jazidëve para se të ikin pas përshpejtimit të fushatës për largimin e militanëve të Shtetit Islamik nga qyteti Raka.
“Gjenocidi është duke vazhduar dhe mbetet i pazgjidhur, pavarësisht obligimit të Shteteve të Bashkuara, për të ndaluar dhe ndëshkuar krimin”, thotë komisioni.
“Mijëra burra dhe djemë jazidi mbeten të zhdukur derisa grupi terrorist vazhdon të kryejë sulme brutale ndaj rreth 3,000 vajzave dhe grave në Siri”, shtonc komisioni. (B.H/Shuplaka)