10:49 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB: Viti 2023 më i thati në tri dekada për lumenjtë e botës

11:43 | 07/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB: Viti 2023 më i thati në tri dekada për lumenjtë e botës

Agjencia e Motit e OKB-së ka raportuar se viti 2023 ishte viti më i thatë në më shumë se tri dekada për lumenjtë e botës, pasi viti me temperatura rekorde shkaktoi një tharje të rrjedhave të ujit dhe kontribuoi në thatësira të zgjatura në disa vende.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) thotë gjithashtu se akullnajat që ushqejnë lumenjtë në shumë vende pësuan humbjen më të madhe të masës në pesë dekadat e fundit, duke paralajmëruar se shkrirja e akullit mund të kërcënojë sigurinë afatgjatë të ujit për miliona njerëz në mbarë botën, raporton AP.

“Ne marrim sinjale shqetësimi në formën e reshjeve gjithnjë e më ekstreme, përmbytjeve dhe thatësirave, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në jetë, ekosisteme dhe ekonomi”, ka thënë sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, duke publikuar raportin të hënën.

Ajo ka thënë se rritja e temperaturave pjesërisht kishte bërë që cikli hidrologjik të bëhet “më i çrregullt dhe i paparashikueshëm” në mënyra që mund të prodhojnë “ose shumë ose pak ujë” si nga thatësirat ashtu edhe nga përmbytjet.

Agjencia e motit, duke cituar shifrat e UN Water, thotë se rreth 3.6 miliardë njerëz përballen me qasje të pamjaftueshëm në ujë për të paktën një muaj në vit, dhe kjo shifër pritet të rritet në 5 miliardë deri në vitin 2050.

Bota u përball me vitin më të nxehtë të regjistruar në 2023, dhe vera e këtij viti ishte gjithashtu vera më e nxehtë ndonjëherë, duke ngritur shenja paralajmëruese për një rekord të ri vjetor të mundshëm në 2024. “Në 33 vjetët e fundit të të dhënave, ne nuk kishim kurrë një zonë kaq të madhe në mbarë botën që ishte në kushte kaq të thata”, ka thënë Stefan Uhlenbrook, drejtor i hidrologjisë, ujit dhe kriosferës në WMO.

Etiketa: OKB
Pas

Protesta e PD-së, Garda vendos staf sigurie tek Kryesia dhe Parlamenti, ndihmë i kërkohet edhe policisë dhe zjarrfikësve në ambientet e brendshme

Para

Krahu ushtarak i Hamasit sulmon Izraelin me raketa, Tel Avivi në shënjestër

Para
Krahu ushtarak i Hamasit sulmon Izraelin me raketa, Tel Avivi në shënjestër

Krahu ushtarak i Hamasit sulmon Izraelin me raketa, Tel Avivi në shënjestër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.