Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me debatin e sotëm mes Kryeministrit dhe kreut të opozitës për maskat mbrojtëse ndaj koronavirusit që rezultuan të skaduara.
Këtë fakt e pranoi edhe vetë Kryeministri pas akuzave të liderit të opozitës për një skandal të tillë duke thënë:”Janë maska, që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës”.
Numri i dy i LSI-së teksa akuzon kreun e qeverisë Rama për një skandal të tillë kërkon nga prokuroria që ta marrë nën hetim kryeministrin pas ky është një veprim kriminal sipas Vasilit.
Postimi i plotë
“Maskat e skaduara veprim kriminal – Edi Rama te largohet menjehere dhe te merret nen hetim!
Neveri te degjosh kryeministrin si avokat makaber te maskave mbrojtese te skaduara.
Veprim kriminal i kryeministrit shperndarja dhe alibia e tij per maskat e skaduara.
Krim ndaj mijra mjekeve e infermiereve dhe mjaft punonjes te tjere te shtetit, qe ne vend qe te mbrohen i ekspozohen rrezikut me maska te skaduara.
Krim ndaj mijra shqiptareve, qe i perdorin ato.
Si mundet Perballe pandemise se coronavirusit kryeministri ne menyre kriminale i ekspozon shqiptaret dhe personelin mjeksor pa mbrojtje, duke i shnderruar ne viktima.
Ka vjedhur, shperdoruar e plaçkitur sa ka dashur miliarda euro, por tani po plaçkit dhe rrenon edhe jeten e shqiptareve.
Edi Rama nuk u preku nje fije floku oligarkeve,ndersa shqiptareve u jep mbeturinat e materialeve te skaduara qe te huajte duan te pastrojne depot e tyre ane e mbane botes dhe ti shkarkojne ne Shqiperi.
Ky eshte kulmi, te largohet dhe te jape doreheqjen, kryeministri, qe vret shqiptaret s’mund te rrije asnje sekonde më ne karrige sepse nuk eshte zgjidhje, por rrezik i madh.
Prokuroria te filloje hetimin urgjent ndaj kryeministrit si fajtor per skandalin e shekullit.
Lexojeni çfare thote ky ish kryeministri Rama:
“Janë maska, që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës”.