Ka mbërritur në tapetin e kuq të Pallatit të Kongreseve edhe Komisionari Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili do të bashkëdrejtojë Samitin e sotshëm bashkë me kryeministrin Rama.
Varhelyi ka bërë një mbërritje të veçantë, ku nuk është shoqëruar nga makina, por ka ardhur në këmbë.
Ai ka përshëndetur i buzëqeshur kryeministrin dhe kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër.