15:32 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrásja e Olof Palme: Suedia identifikon autorin pas 34 vitesh, atentati që tronditi shtetin

13:21 | 10/06/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrásja e Olof Palme: Suedia identifikon autorin pas 34 vitesh, atentati që tronditi shtetin

Prokurorët suedezë kanë identifikuar personin për të cilin thonë se vráu ish kryeministrin suedez Olof Palme në vitin 1986, duke i dhënë fund misterit. Ata e identifikuan të dyshuarin si Stig Engstrom, i njohur gjithashtu si “Njeriu i Skandia”, i cili vráu veten në vitin 2000. Si rezultat ata po e mbyllin hetimin për vdèkjen e Palme, tha Kryeprokurori Krister Petersson. Palme u qëllua në pjesën e pasme, ndërsa po shkonte për në shtëpi nga kinemaja me gruan e tij Lisbet në Stockholm.

Ai e kishte refuzuar ekipin e tij të sigurisë më herët gjatë ditës. Atentati ndodhi në rrugën më të ngarkuar të Suedisë dhe më shumë se një duzinë dëshmitarë panë një burrë që gjuante të shtënat para se të ikte nga vendi i ngjarjes. Mijëra njerëz janë intervistuar për vdèkjen e tij. Një kriminel i imët u dënua për vrásjen por aktgjykimi u rrëzua më vonë.

Çfarë tha prokurori?

“Personi është Stig Engstrom,” tha z. Petersson në një konferencë për shtyp. “Për shkak se personi ka vdèkur, unë nuk mund të ngre akuza kundër tij dhe kam vendosur të mbyll hetimin”. “Mënyra se si ai veproi, ishte ajo që ne besojmë se vrásësi do të kishte vepruar,” shtoi ai.

Petersson, prokurori, tha që Stig Engstrom nuk ishte fillimisht një fokus për hetimin, por kur hetuesit shikuan prejardhjen e tij, ata zbuluan se ai ishte i mësuar në përdorimin e ármëve, pasi kishte qenë në ushtri dhe ishte anëtar i një klubi qitjeje.

Në zonën e tij lokale ai ishte gjithashtu pjesë e një rrethi me kritikë për politikat e Palmes dhe të afërmit tij thanë se ai kishte një mendim negativ ndaj kryeministrit. Engstrom, vazhdimisht kishte probleme financiare dhe një problem agravues me alkoolin, tha z. Petersson.

Kush është Stig Engstrom?

Stig Engstrom u bë i njohur si ‘’Njeriu i Skandias” pasi ai ishte i punësuar për kompaninë e sigurimeve Skandia. Ai kishte punuar deri vonë mbrëmjen e vrásjes, në selinë e firmës afër me vendin e ngjarjes. Engstrom, i cili ishte një nga 20 personat që dëshmuan atentatin, përfundimisht vráu veten në vitin 2000.

Ai u identifikua fillimisht si i dyshuar nga gazetari Thomas Pettersson, dhe policia filloi të kërkojë për Engstrom 18 vjet pas vdèkjes së tij. U sugjerua që Engstromi kishte vrárë Palmen për shkak të pikëpamjeve të majta të kryeministrit.

Ai gënjeu për momentet pas vrásjes, madje duke pretenduar se ishte përpjekur ta ringjallte Palmen. Më vonë doli në shesh se ai kishte pasur trajnime për ármë. Ish gruaja e Stig Engstrom i tha gazetës Expressen në vitin 2018 se ajo ishte marrë në pyetje nga detektivë në vitin 2017. Në kohën kur ajo tha se dyshimi për qënien e tij fajtor ishte jashtë diskutimit. “Ai ishte shumë frikacak. Ai nuk mund të lëndonte një mizë,” tha ajo.

Si u vrá Olof Palme?

Kryeministri suedez kishte refuzuar rojet e tij një natë të premteje, më 28 shkurt 1986 dhe kishte shkuar në kinema me gruan e tij Lisbet, djalin e tyre Marten dhe të dashurën e tij. Duke ecur me gruan e tij pas filmit në rrugën më të ngarkuar të Stokholmit, Sveavagen, ata u sulmuan nga një person me ármë nga pas.

Palme, 59 vjeç, u qëllua në shpinë dhe vdiq menjëherë. Plumbat u gjetën në vendin e ngjarjes nga një ármë zjárri 357 Magnum, por vetë árma nuk u zbulua asnjëherë.

Pse askush nuk u kap? Një person shkoi në burg. Krimineli i dënuar Christer Pettersson, i cili nuk ka asnjë lidhje me prokurorin, u identifikua në një formacion nga Lisbet Palme dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1989. Por ai u la i lirë në apel pasi nuk u zbulua asnjë motiv dhe nuk u gjet asnjë ármë. Pettersson vdiq në vitin 2004. Më shumë se 130 njerëz kanë rrëfyer për vrásjen, tha kreu i hetimit Hans Melander.

Kush ishin ármiqtë e Palme?

Një kryeministër karizmatik që drejtoi partinë Social Demokratike të Suedisë, Palme ishte gjithashtu aktiv për disa çështje ndërkombëtare. Në Suedi ai kishte inatosur pronarët e bizneseve me reforma dhe kishte folur kundër energjisë bërthamore.

Ai ishte kritik ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968 dhe bombardimeve amerikane të Vietnamit të Veriut dhe kishte sulmuar regjimin “e tmerrshëm” të aparteidit të Afrikës së Jugut.

Çfarë teorish ka pasur?

Rasti ka munduar policinë suedeze për dekada të tëra. Për vite me radhë, ngjarja kishte fiksuar autorin e njohur Stieg Larsson, i cili shkroi “Vajza me tatuazhin e Dragoit”. Ndër teoritë e paraqitura ndër vite, Palme u vrá sepse: Ai u ngrit kundër aparteidit dhe financoi Kongresin Kombëtar Afrikan (ANC). Policia Suedeze udhëtoi në Afrikën e Jugut në vitin 1996 për të hetuar çështjen.

Palme kishte zbuluar se firma suedeze e ármëve Bofors kishte përdorur ryshfet për të kryer një marrëveshje ármësh me Indinë. Qeveria e Palmes kishte shpallur si terroriste e grupin militant kurd PKK. Lisbet Palme vdiq në 2018 pa e ditur përfundimisht se kush e vráu burrin e saj.

Pas

Takim me Investitorët e Huaj në Shqipëri/ Basha: Prioritet kthimi i besimit te ekonomia dhe nxitja e punësimit

Para

Epíke/ U dhùnua nga ana e punonjësve të pòlicisë, çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë: I riu na gjuajti me kokë, ne dhe makinës

Para
Epíke/ U dhùnua nga ana e punonjësve të pòlicisë, çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë: I riu na gjuajti me kokë, ne dhe makinës

Epíke/ U dhùnua nga ana e punonjësve të pòlicisë, çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë: I riu na gjuajti me kokë, ne dhe makinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin refuzon propozimin e Erdoganit për takim trepalësh me Trump dhe Zelenskyn: E pamundur në të ardhmen e afërt

PD pretendon se mungojnë 130 mijë flet votimi të papërdorura, KQZ-ja e rrëzon për 43 kuti, por do verifikohen 4 prej tyre në Vlorë!

Sulmi rus në Sumy, Zelensky: Shumë të plagosur! Moska nuk dëshiron fundin e luftës

Alarmi i OBSH-së: Mbi një milion njerëz sëmuren çdo ditë nga ushqimi i pasigurt

Operacioni “Procedimi”, sekuestrohen armë, municione dhe drogë, 4 në pranga

Ukraina sulmon urën e Kerçit në Krime, 1100 ton ekspoziv shperthejnë nën ujë

Paralajmëron EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

Video/ Operacioni policor “PIETARI”, “mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, dalin pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.