Vellai I Kryeministrit, Olsi Ra,a eshte paraqitur sot ne SPAK. Per gati nje ore ai ka dhene deshmine e tij per dojen “Xibraka”. Gjate prononcimit per media tai u shpreh se eshte pyetur si person ne diejni.
“Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar. Do të doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”, tha Olsi Rama para gazetareve.
Ai ka qëndruar rreth 50 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë që herën e fundit që vëllai i kryeministrit u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme ishte 28 qershori i këtij viti.
Herën e kaluar ai mohoi çdo lidhje me bosët e dosjes “Xibraka”, ndërsa dha një shpjegim për përdorimin e një mjeti për të cilin është akuzuar publikisht nga Gazment Bardhi.
Vizita e Olsi Ramës në SPAK u pasua me një vorbull reagimesh e kundëreagimesh publike. I pari ishte deputeti Bardhi, që tha se Olsi Rama konfirmoi denoncimet e bëra prej tij.