Olsi Rama është një nga personazhet mediatike më të përfolura, kjo edhe për shkak se është vëllai i kryeministrit të vendit. Ndërsa së fundi ai është vënë nën drejtimin sportive të ekipit të Partizanit në superiore.
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kursin për Drejtor Sportiv. Dhe mes shumë personave që janë të pranishëm në sy bie edhe prezenca e Olsit. Ai si të tjerët ka aplikuar për të marrë licencën si Drejtor Sportiv.
Pjesëmarrja e tij në këtë kurs tregon edhe angazhimin serioz që ka ndërmarrë Rama, për eksperiencën e tij në fushën e futbollit, për të qenë plotësisht i kualifikuar, për pozicionin që do ushtrojë te klubi i kuq.
Kujtojmë se familja Rama ka një marrëdhënie të afërt me Gaz Demin, Presidentin e Partizanit, saqë dhe Aneta është parë të konsumojë kafe me të.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post