Një tjetër çift motër e vëlla këngëtar i janë bashkuar showbiz-it dhe po flasim për Olta dhe Stivi Bokën. Këngëtarja e njohur ka mbushur plot një dekadë në skenë dhe ka sjellë së fundmi edhe baladën e saj më të re, “Atij/Asaj”, duet me vëllain e saj.
Por si janë Stivi dhe Olta jashtë skenës, a zihen ata, a i mbajnë sekrete njëri-tjetrit, a janë xhelozë për partnerët e njëri-tjerit. Këtë na i zbulon Olta Boka në intervistën e fundit për “Lart e Poshtë:”
A je ti një motër xheloze?
Jam pak me thënë të drejtën. E shoh Stivin të shkruaj dhe gjithë kohës jam aty për t’i marrë vëmendjen. Por unë e respektoj shumë edhe privatësinë e Stivit.
Po ai bëhet xheloz për partnerin tënd?!
“Për Stivin unë kam patur një shprehje që do ta them dhe nuk do lodhem asnjëherë, sikur të kisha mundësi të zgjidhja një vëlla do zgjidhja prapë Stivin. Me Stivin ndihesh komode në të gjitha rrethanat”, ka përmbyllur Olta rrëfimin e saj.