05:53 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Olta Gixhari fiton gjyqin me vajzën e deputetit socialist, zbulohet shuma që do i paguhet

12:35 | 29/04/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
Olta Gixhari fiton gjyqin me vajzën e deputetit socialist, zbulohet shuma që do i paguhet

Aktorja Olta Gixhari ka arritur të fitojë gjyqin me vajzën e deputetit socialist Dashamir Peza, Amantia. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor i nisur pas padisë të ngritur nga aktorja ndaj Shoqërisë “Pik Creative SHPK” (aksionere e së cilës është Amantia Peza).

Rreth një vit më parë, Gixhari denoncoi në Gjykatën e Tiranës se kjo shoqëri nuk e kishte paguar për reklamën që ajo kishte bërë për një kompani celulari tre vite më parë.

Në padi, Gixhari kërkonte “Përmbushjen e detyrimit kontraktor, për të paguar pjesën e papaguar prej 6410 euro, sipas kontratës së shërbimit që mban datën 24.09.2014, të lidhur nëpërmjet paditëses dhe të paditurit si dhe kamatat ligjore për vonesën e pagesës deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore”. 

Pavarësisht se gjykata nuk i pranoi të gjitha kërkesat e Gixharit, ajo ka fituar pjesërisht të drejtën për pretendimet e ngritura.

“Gazeta Shqiptare” shkruan se në vendimin e siguruar nga “Bluetooth”, gjykatësja Anila Karanxha ka kërkuar “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creative’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari shumën prej 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro bruto si detyrim që rrjedh nga kontrata e shërbimit më datë 24.09.2014, e lidhur midis paditëses dhe palës së paditur”.

Amantia Peza është pronare e kompanisë së reklamave “Anima Picture”, të cilës i është bashkuar edhe kompania “Pik Creative”, me të cilën kishte pasur kontratën Gixhari. Ende nuk dihet nëse shoqëria e reklamave e ka ankimuar vendimin e gjykatës apo ka zgjedhur të dëmshpërblejë aktoren.

(XH.A/SHUPLAKA)

Olta Gixhari
Etiketa: gjyqolta gixhari
Pas

Bojaxhi dorëzon kandidatët në KQZ , si shprehet për deklaratën e Bylykbashit

Para

Gruaja e ish-ministrit 35 vjeçe, feston përvjetorin mes miqsh (FOTOT)

Para
Gruaja e ish-ministrit 35 vjeçe, feston përvjetorin mes miqsh (FOTOT)

Gruaja e ish-ministrit 35 vjeçe, feston përvjetorin mes miqsh (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.