07:15 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Olta më është lutur për role, prej saj humba para”, gruaja e Hervin Çulit i përgjigjet Olta Gixharit: Më lëndoi fakti se më përmendi…

16:44 | 09/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Olta më është lutur për role, prej saj humba para”, gruaja e Hervin Çulit i përgjigjet Olta Gixharit: Më lëndoi fakti se më përmendi…

Aktorja Adelina Muça ka reaguar pas akuzave të aktores Olta Gixhari se bashkëshorti i saj, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i ka dhënë të gjitha rolet kesaj të fundit.

Muça tha se ka qenë pikërisht Hervin Çuli që e ka futur punë Oltën.

Ndërsa rrëfeu se aktorja iu është lutur asaj për role sepse ishte vetëm një dublante, duke theksuar se kjo i kushtoi humbje parash.

“Përsa i përket pjesës tjetër me Teatrin Kombëtar janë problematika mesa duket ndoshta ka ardhur momenti që i ka mbaruar kontrata dhe ky është një lloj reagimi që ajo ka. Hervin Çuli ka qenë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin, duke e marrë në punë si dublante tek shfaqja “3 motrat”. Më pas kur unë kam marrë një rol në Teatrin Kombëtar, Olta ka ardhur dhe është lutur ka thënë Lina a mund të luaj unë në rolin tënd sepse ishte me dublant dhe unë nuk kisha dublant. Padyshim nëse regjisori pranon. Olta fitoi kontratën për vitin në të cilin luanin. Ndërsa unë si e jashtme humba ca para sepse paguhem ne natë shfaqje. Se çfarë ka nuk e di, e di ajo, unë jam në rregull. Nuk është defekti dhe problemi im që unë jam aktore dhe punoj e duhet të punoj,”- tha Adelina e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Akuzat e Oltës, ajo i konsideroi përpëlitje për të mbrojtur veten. Ndërsa ngriti pyetje pse nuk ka marrë role në shfaqje private.

“Është përpëlitje e vogël ndoshta për të mbrojtur veten e saj, gjërat. Nëse unë i marr të gjitha rolet në Teatrin Kombëtar, po në rolet private në shfaqjet private ku është? Nuk është e vërtetë që marr role në Teatrin Kombëtar, në fakt mua më hiqen. Jam vajzë që vij nga Tirana, që kam punuar që fëmijë dhe kam mbetur në heshjte se është natyra ime. Kam 7 vite që punoj në Durrës, nuk kam unë të drejtë të punoj në vendlindjen time, pse duhet të më hiqet kjo e drejtë sepse bashkëjetoj me një njeri që është drejtori i Teatrit Kombëtar,”- shtoi Adelina.

Ndërsa u shpreh e indinjuar për faktin që Olta Gixhari i preku temën e vajzës së saj, duke thënë se ajo nuk ka faj se ka lindur nga dy artistë.

“Ky është një problem që Olta e ka për mendimin tim, thellë-thellë me veten e saj. Ne kemi shkuar jashtëzakonisht shumë mirë në fillime, të them të drejtën e mora vesh nga kolegët e mi. Kisha dy ditë që isha bërë pjesë e faqeve rozë, se kam ndonjë qëllim në vetvete, nuk e mora mundimin ta hapja dhe ta shikoja. Më lëndon fakti që ka përmendur fëmijën. Vajza ime ka luajtur rolin e parë kur kam qenë 9 muajshe. Nuk ka çfarë të bëjë, vjen nga dy artistë. Ka mbajtur një shfaqje që është produksion i privat dhe jo i Teatrit Kombëtar, mbajti një shfaqje për 2 orë si aktore kryesore, duhet ta bëjmë fajtore vajzën time apo mua? Jo,”– shtoi Muça.

Etiketa: adelina mucaolta gixhari
Pas

Me pantallonat e ulura poshtë, këngëtarja shqiptare super “hot” në mes të dëborës (FOTO)

Para

VIDEO/ Digjet makina në mes të rrugës nacionale

Para
VIDEO/ Digjet makina në mes të rrugës nacionale

VIDEO/ Digjet makina në mes të rrugës nacionale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.