Aktorja Olta Gixhari edhe pse në muajin e nëntë të shtatzënisë nuk ka frikë të eksperimentojë dhe të ndërmarrë veprime të rrèzikshme, gjatë kohës që është me pushime.
Së fundmi ajo ka shkuar për hiking megjithëse foshnja pritet të vijë në jetë nga momenti në moment. Gjininë e bebit Olta nuk ka preferuar që ta bëjë të ditur, duke mbajtur suspancë deri në momentet e fundit.
“Hiking në prag të muajit të nëntë” -shkroi Olta krahas postimit.
Prej disa muajsh aktorja e njohur shqiptare është e vendosur në Spanjë, ku qendron së bashku me bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ndonjëherë publik. Partneri i saj është shqiptar, dhe Olta ka treguar se së bashku kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Discussion about this post