Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçkan ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka treguar detaje rreth punës së ekipeve të kërkim-shpëtimit të njërëzve që ndodhen nën rrënoja ndërsa ka thënë se deri më tani janë regjistruar 7 persona të vdekur.
Xhaçka tha se partnerët ndërkombëtar kanë nisur kontributin konkret për ardhjen në ndihmë ndaj autoriteteve shqiptare, ndërsa ka thënë se deri më tani është raportuar edhe për persona të zhdukur.
“Goditja kryesore e tërmetit u shënuar në 03:55 minuta, m e shkallës 6.3 ballë dhe që prej të parës janë shënuar 100 goditje sekondare, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për lëkundje të tjera. Në të gjitha godinat e shembur vazhdon puna e kërkim shpëtimit por siç e keni ndjekur nëpër media kërkon një punë shumë të kujdesshme sepse mund të shkaktohen pasoja më të mëdha. E gjithë qeveria dhe gjithë forcat e tjera të ekipeve si ato zjarrëfikëses, emergjencave, stafeve mjekësore, forcat e armatosura ndodhen në Thumanë dhe Durrës të cilat janë prekur më shumë. Është një situatë e rëndë që çdo vend do ta kishte të vështirë ta përballonte.
Lajmi i mirë është se nuk jemi vetëm, të gjithë partnerërt ndërkombëtarë kanë ofruar mbështetjen dhe ndihmën e tyre. Nga italia janë ngritur grupet dhe janë nisur për ndihmën e tyre në kërkim-shpëtim, po ashtu nga Turqi, dhe vëllezërit tanë Kosovarë. Qytetarët janë heronjtë e vërtetë e kësaj ditë duke na dhënë ndihmën më të madhe dhe duhet të vazhdojnë ta bëjnë duke mos përdorur automjetet që rëndojnë trafikun dhe pengojnë ekipet e emergjencave. Qytetarët që kanë shtëpitë e dëmtuara duhet të mos qëndrojnë në ambiente që rrezikohen. Duhet shmangur paniku dhe euforia, ndërsa jemi në një situatë ku prindërit duhet të qëndrojnë pranë fëmijëve, dhe studentët të rikthehen tek familjet për të përballuar ankthin e përjetuar.
Deri më tani nga informacionet e marra ka edhe persona që rezultojnë të zhdukur të cilët nuk janë bërë të gjallë, lutja jonë është që ata të gjenden shëndosh e mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ti gjetur dhe shpëtuar ndërsa jemi pranë familjeve të tyre”, tha Xhaçka.
(F.GJ/FAXWEB.AL)