Ministrja e Mbrojtjes ka ndërprerë viziten zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta.
Ministrja Xhaçka pritet të mbërrijë në Letoni (Riga) rreth mesdites ku fillimisht do të vizitoje dy efektivët e plagosur e më pas do te udhetoje per ne bazen Camp Adazi për të takuar kontigjentin shqiptar atje.
Ndërkohë, pak minuta më parë në bazën ushtarake u zhvillua ceremonia e nderimit për nentetare Hasanaj.
Nuk dihet ende se kur do të mbërrijë në vendin tonë trupi i Hasanajt, ndërsa familja e saj prej ditës së djeshme ka hapur dyert e mortit.
Kush ishte nëntetare Hasanaj (informacion i dhënë nga ministria e Mbrojtjes)
N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:
Gjendja familjare:
- Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.
Arsimimi:
- Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
- Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.
Kualifikimet
- Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
- Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.
Gradimi dhe punësimi:
- Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.
- Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.
Në 20.Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.
(E.K/FAXWEB.AL)