21:36 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Olta Xhaçka shkarkon nga detyra Shemsi Prençin, kush emërohet në vend të tij

16:45 | 26/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Olta Xhaçka shkarkon nga detyra Shemsi Prençin, kush emërohet në vend të tij

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar sot Shemsi Prençin nga detyra në krye të Emergjencave Civile.

Ndërkohë që në krye të këtij institucioni është emëruar Haki Çako, ish-drejtori i Policisë së Shtetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Prençi shkruan se nuk do të jetë në krye të Emergjencave Civile të Shqipërisë.

“Duke filluar nga sot, ju informoj se nuk do të jem më në detyren e Drejtorit të Përgjithshëm të EC, pasi jam në pritje të marrjes së një detyre tjetër, por ju garantoj se do jem pjesë e EC si vullnetar gjatë gjithë jetës time duke vënë në dispozicion eksperiencën dhe energjitë e mia ashtu si bëjnë njerëzit e civilizuar në gjithë botën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.”

Stausi i plotë

Përshëndetje miq të nderuar.
Për rreth 5 vite në krye të Emergjencave Civile të Shqipërisë, pata rastin të punoj në situata shumë të vështira me shumë koleg të EC ,në strukturat qendrore dhe vendore në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe me shumë struktura operacionale (të Policisë Shtetit, Shërbimit Zjarrëfikës, Forcave të Armatosura, Shërbimit Gjeologjik, IGJEUM-it,
Forcave Vullnetare etj ), për të cilët shpreh vlerësimet maksimale për punën, përkushtimin dhe sakrificën në mbrojtje të jetëve njerzore, pasurisë dhe mjedisit nga kërcënimet e fatkeqësive natyrore.
Duke filluar nga sot, ju informoj se nuk do të jem më në detyren e Drejtorit të Përgjithshëm të EC, pasi jam në pritje të marrjes së një detyre tjetër, por ju garantoj se do jem pjesë e EC si vullnetar gjatë gjithë jetës time duke vënë në dispozicion eksperiencën dhe energjitë e mia ashtu si bëjnë njerëzit e civilizuar në gjithë botën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Detyra që kam kryer për rreth 5 vite, më bëri një njohës të mirë të Shqipërisë, të shqiptarëve, anë e mbanë vendit, halleve të tyre dhe kërcënueshmërisë e rriskut të lartë nga fatkeqësitë natyrore.
Edhe njëherë shpreh mirnjohje për të gjitha strukturat e EC ne nivel qendror, në nivel prefekture dhe bashkie. Po kështu shpreh mirnjohje për të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe shërbimeve me të cilët kemi bashkëpunuar, koordinuar dhe reaguar ndaj situatave kërcënuese në vendin tonë.
Konsideratat dhe vlersimet e mia i shpreh edhe për të gjithë homologët e rajonit dhe shtetet anëtare të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, me të cilët bashkëpunuam në kuadrin e inisiativave dhe marrveshjeve dypalshe e shumëpalëshe.
Mirënjohje dhe respekte për të gjithë komunitetet që na mirëkuptuan e na ndihmuan në përballimin e situatave të vështira kërcënuese.
Jam krenar për të gjithë e për gjithçka bëmë e kryem në kushte e situata shumë të vështira pasi jo gjithkush që i ka parë në media mundet ta imagjinojë realitetin, realitete të cilat i dinë mirë vetem ata që kanë vuajtur bashkë me njerëzit në risk të lartë. Ata jeni Ju miqtë e mi që punuat e sakrifikuat për Emergjencat.

Mirënjohje!

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Shemsi Prenci
Pas

“Unë marr dhe jap dashuri, të tjerët vazhdojnë të bëjnë bzzzzzzzzz në m….t”, Aurela Gaçe ka një mesazh për të gjithë ato që e quajtën klloun

Para

Hapja e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë, debate mes ministrave të Jashtëm të BE

Para
Hapja e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë, debate mes ministrave të Jashtëm të BE

Hapja e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë, debate mes ministrave të Jashtëm të BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

Stadiumi, biletat dhe entuziazmi i tifozëve, Baku thirrje për mbështetje të kuqezinjve: Në stadium duhet të shkojnë ata që shkojnë rregullisht.

VV-PDK gati për zgjedhje të dyfishta, presidentja konsultohet me partitë, votohet në mesin e tetorit

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale, ja cilat vende pune rrezikojnë të zhduken!

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me ekipin serb, Ervin Baku: Djemtë janë në formë, duhet të jemi të ftohtë e të bashkuar

Ervin Baku: Ndeshja me Serbinë tejkalon kufijtë sportivë, por ne duhet të tregojmë qytetari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.