Almeda Abazi, prej një periudhe 3 mujore ishte pjesë e prouksionit në spektatkilion Danc With Me, në rolin e moderatores.
Gjatë finales së spektakilit në Shqipëri erdhi dhe bashkëshëshorti i saj aktori i njohur turk Tolgahani Sayisman.
Megjithëse publiku e priti mjaft mirë, para se të largohej për në Turqi, Almeda është shprehur e pakënaqur ndaj produksioni.
Me anë të një statusi në Instastory, ajo tregoi se ata nuk i kishin mbuluar shpenzimet ekstra gjatë qëndrimit të saj në hotel.
Për këtë ka reaguar me ironi dhe blogeri i njohur Olti Curri me anë të disa postimeve në Instastory.
“Po mirë o goc ka shumë ujë kishe pirë?! Po s’ke faj janë tre muaj. Plus ndonjë çaj ose paracetamol”, shkruan Olti ndër të tjera.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post