Muaj më parë ndarja e këngëtarit Stine me bashkëshorten e tij Gracielën ‘pushtoi’ faqet e para të mediave rozë.
Por deklaratat e fundit të çiftit bënë lëmsh të gjithë publikun dhe kanë ngritur aludimin se çifti mund të rikthehen sërish bashkë.
Së fundmi në një intervistë Stine la të kuptohet se ai mund të rikthehet me Gracielën në rast se ajo do të sillej mirë.
“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira takohemi me vajzën. Po u soll mirë do ta shikojmë”.
Por disa orë më parë Gracielës i ka bërë përshtypje një status i blogerit të njohur Olti Currit.
Në faqen e tij në Facebook, Olti i pyeste ndjekësit me cilin personazh publik do të shkonte Stine si çift.
Ky postim nuk i ka pëlqyer Gracielës dhe në Instastory ka shkruajtur dy fjalë për statusin e Olti Currit.
‘’Po dalë të bëjë 6 muaj të paktën që dhe ai të qartësohet çfarë do të bëjë me veten dhe jetën e tij, pastaj hidh kanditaturat’ shkruan Graciela në postim.