54 artistë firmosën dje një peticion drejtuar presidentit Meta, ku kërkonin atij prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe hapjen rrugë të ndërtimit të një godine të re.
Kjo gjë ka nxitur mjaft reagime në rrjetet sociale. Një ndër to ka qenë dhe blogeri Olti Curri i cili ka ironizuar me artistët duke shkruar se kush janë këta karagjozë që i japin vetes tagrin që të kërkojnë që prona publike ti kaloje një private.
“Po sa aktore ka Italia (aktore te vertete qe mbushin teatrot elitare dhe jo aktore pijanece qe thjesht kane mbaruar nje cope Akademi Artesh po duke u dendur ne konjak) dhe nuk guxojne te ndermarrin kesi nismash komuniste diktatoriale.” shkruan Olti.
Postimi i plotë
Hahaahahaahahah kush jane keta karagjoze qe i japin vetes tagrin qe te kerkojne qe prona publike ti kaloje nje privati ?! Aktore !! Po sa aktore ka Italia (aktore te vertete qe mbushin teatrot elitare dhe jo aktore pijanece qe thjesht kane mbaruar nje cope Akademi Artesh po duke u dendur ne konjak) dhe nuk guxojne te ndermarrin kesi nismash komuniste diktatoriale.
Jane rrenuar teatro edhe ne Itali nga zjarri por nuk i kane shembur per ti bere pallate. Shteti shqiptar qe hedh miliona dollare per te shperblyer italianin Beghetti qe hapi TV Agon (ju mbyll se nuk i pelqeu Rames) nuk ka para per nje tetarer ?! Mashtrime.
Keto firma spiunesh na rikthjejne ne vitet 1945 kur anetare famekeq te Frontit Demokratik mblidhnin firma qe ti merreshin pronat vila dhe toka tregtareve te asaj kohe duke i vjedhur per vete dhe duke i degdisur pronaret e vertete ne internim.
Keta tipat kane te drejte te shembin apo ndertojne vetem shtepite e tyre, sepse teatri dhe toka e teatrit eshte e gjithe shqiptareve, mjekeve, marangozeve, rrobaqepesve…
Discussion about this post