16:34 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Oltion Veseli i pakënaqur me burgun, apelon vendimin në Gjykatë

13:13 | 26/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Oltion Veseli i pakënaqur me burgun, apelon vendimin në Gjykatë

Oltion Veseli ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të caktuar pak ditë më parë nga Gjykata për Krime të Rënda. Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e 9 prillit, madje sipas familjarëve ai ka alibi për kohën se kur ndodhi grabitja.

Veseli, dyshohet të jetë personi që qëndron krah Admir Muratajt ditën e grabitjes, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit.

Asnjë nga 5 personat e arrestuar nga ana e Policisë, përveç Alkond Bengasit, nuk pranojnë se janë të implikuar në grabitjen e Rinasit.

E shkuara e errët e Veselit:

Ai është larguar nga Shqipëria në vitin 2003 kinse për të kryer studime fetare në një shkollë në Jemen, diplomën e së cilës as vetë shteti i Jemenit nuk e njeh. Por në fakt ai është stërvitur aty me muaj të tërë për të shkuar më tej në Afganistan krah talebanëve.

Përreth 1 vit, para se të nisej në Afganistan, Veseli, ka qenë edhe imam i vetëshpallur në xhaminë e Krujës, në zonën e Kalasë.  Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë, por i vetëshpallur.

Veseli u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve dhe mbështetësve të tyre në Afganistan dhe u riatdhesua në vitin 2006, pasi nga hetimet rezultoi të ishte shfrytëzuar nga radikalët islamikë për shkak të moshës së tij të re dhe besimit të fortë tek “Allahu”.

Ai ka qëndruar për më shumë se një vit në burgjet amerikane në Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjesëtar i guerrilasve talebanë dhe më pas është kthyer në Shqipëri 25 qershor të 2006.

Udhëtimi i Veselit drejt Jemenit në vitin 2003 u mbulua me faktin se ai duhej të shkonte për studime në një universitet teologjik islamik në kryeqytetin e këtij shteti, San’a. Udhëtimi i Veselit është mbuluar nga një shoqatë me qendër në Tiranë, e njëjta shoqatë që ndihmonte afro 200 jetimë në fshatin Kondovë të Maqedonisë gjatë kohës që ky fshat ishte nën kontrollin e një grupi të armatosur personash me kombësi shqiptare.

Universiteti në të cilin ishte nisur për studime Veseli, në San’a, nuk është ndonjë institucion arsimor i njohur në përgatitjen e klerikëve myslimanë në botë, përkundrazi diploma e tij nuk njihet as nga vet shteti i Jemenit. Pasi ka qëndruar për disa muaj aty, Veseli është nisur në drejtim të Pakistanit.

Sipas burimeve nga shërbimi i Antiterrorit thuhet se “Veseli është stërvitur dhe trajnuar për 4 deri 6 muaj në Jemen, nga ku me pas është transferuar në drejtim të Pakistanit. Udhëtimi nga vendi më i varfër i gadishullit arabik në drejtim të Pakistanit është i kushtueshëm kështu që shpenzimet e tij ishin paguar nga personat që kanë përgatitur rekrutët për muxhaidinë. Një nga celulat e rrjetit të Al Kaeda-s që vepron në Pakistan ka bërë grumbullimin e rekrutëve dhe më pas i ka infiltruar nëpërmjet kufirit tokësor në drejtim të zonave malore të Afganistanit, ku veprojnë guerrilet e talebanëve dhe militantëve të Al Kaeda-s”.

 

Etiketa: oltion veseliveseli apelon vendimin
Pas

Lulzim Basha jep premtimin: Ja sa do të jenë pagat e mjekëve dhe infermierëve kur të jemi në pushtet

Para

Plasen çokollatat: Moderatori shqiptar puth të ftuarën në mes të emisionit (Foto)

Para
Plasen çokollatat: Moderatori shqiptar puth të ftuarën në mes të emisionit (Foto)

Plasen çokollatat: Moderatori shqiptar puth të ftuarën në mes të emisionit (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia njoftohet për të shtëna me armë në Fushë Milot! Sherri dyshohet se nisi në një qendër votimi

U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, Gjykata nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë

Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive

Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

Dibër/Katër shtetas procedohen për korrupsion zgjedhor, vetëgjyqësi, pengim qarkullimi dhe përdorim të paligjshëm të fenelinave policore

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.