Omonoia ka reaguar pas raportimit të problematikave në Himarë Fshat, ku mësohet se qytetarëve me karta identiteti të skaduara nuk iu është lejuar të votojnë.
Në një postim në rrjetet sociale, Omonia shkruan se komisionerët e PS u kanë refuzuar të drejtën e votimit dhjetëra zgjedhësve, sipas tyre, “me pretendimin e dokumentave te identifikimit të skaduara”.
Shoqata shkuan se anëtarëve të PS iu janë rinovuar dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh.
Deklarata e Omonia Himarë:
Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara.
Ne kundershtim me praktikat e aplikuara ne proceset e meparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerre aktet perkatese ligjore qe do te garantonin te drejten e votes per te gjithe zgjedhesit.
Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vene gjate diteve te fundit ne sherbim te Partise Socialiste, duke u sherbyer qytetareve ne menyre selektive. Anetareve te PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre te organizuar brenda 24 oreve, ndersa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh.
Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama.